Sipas policisë së qytetit është konfirmuar vetëm 1 viktimë dhe disa të plagosur, përfshi një polic.
Sulmi ka nisur në orën 20:00, në gjashtë pika të ndryshme të qytetit
“Për momentin, mund të konfirmoj se mendojmë që bëhet fjalë për sulm terrorist”, tha ministri për ORF.
Sipas mediave vendase 7 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë, “Nova” raporton se dy të tjerët kanë hyrë në një restorant dhe kanë marrë peng klientët.
“Betohem për Allahun se ju nuk keni parë asgjë prej nesh”. Me këto fjalë një prej autorëve të ngjarjes së rëndë i është përgjigjur një publikimi të policisë në rrjetin social Tuiter.