E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

OJQ-të shqiptare mbështesin Kryeministrin e parë shqiptar

- Advertisement -spot_img

Brenda vetëm një jave, më shumë se 17 000 qytetarë tashmë kanë nënshkruar peticionin “Pse jo?” për të mbështetur emërimin e Kryeministrit të parë shqiptar pas zgjedhjeve më 15 korrik. Por, përveç qytetarëve kauzën e një Kryeministri shqiptar e mbështesin fuqishëm edhe shoqëria civile:

Sot katër OJQ shqiptare iu bashkëngjitën iniciativës:

1.Shoqata për zhvillimin, përparimin dhe afirmimin e Teatrit “ULTRA“. E cila veprimtarinë e saj ushtron ne fushën e kulturës siç janë organizimi i shfaqjeve dhe veprimtari tjera kulturore etj.

2. Shoqata joqeveriare Eko Karadaku Fsh Hotël Komuna Likove, e cila kryesisht mirret me veprimtari nga fusha e ekologjisë, dhe mbrojtjen ambientit jetësor, gjithashtu OJQ Eko Karadaku ka punuar ne ngritjen e vetdijës së qytetarëve për ambient të pastër.

3. Lëvizja Milenium Tetove, organizatë e cila ndodhet me seli ne fshatin Sllatinë Komuna e Tetovës është lëvizje qytetare, veprimtari bazë e ka mbajtjen kurseve digjitale si dhe e pajisur me licenca ndërkombëtare për Microsoft si dhe mbajtjen e kurseve për gjuhë te huaja.

4. Lëvizja “Vepro”, me seli ne Strugë, e cila organizatë qytetare rinore si veprimtari bazë e ka demokratizimin e rinisë dhe ngritja e vetdijës qytetare

“Ne e mbështesim iniciativën “Pse jo”, sepse besojmë se një Kryeministër shqiptar do të sjellë barazi. Arti dhe kultura shqiptare kanë të njëjtën rëndësi në trashëgiminë kulturore të vendit. Është koha për ta bërë kulturën shqiptare në mënyrë të barabartë të dukshme dhe për të marrë një pjesë të barabartë të mbështetjes nga shtetit “, shpjegojnë nga OJQ-ja “ULTRA” se pse ata e mbështesin këtë lëvizje.

“Ne përballemi me çështje të mjedisit jetësor veçanërisht në lagjet shqiptare – por kjo nuk ndodh sepse shqiptarët janë më pak të vetëdijshëm për mjedisin, por sepse ka nevojë për më shumë zhvillim të barabartë për infrastrukturë moderne, siç janë sistemet e ujërave të zeza dhe menaxhimi i mbeturinave. Nga një kryeministër shqiptar, ne presim barazi në buxhet shtetëror dhe mbështetje për ta mbrojtur mjedisin tonë jetësor” – potencon Organizata Jo-qeveritare” EKO “nga Likova.

OJQ-të siç janë lëvizja “Milenium Tetovë”, lëvizja “Vepro” dhe “Dardania” presin një përmirësim të të drejtave civile dhe të barazisë në vend: “Barazia dhe të drejtat civile për qytetarët shqiptarë janë qëllimi i ekzistencës sonë, ato janë shkaku ynë. Prandaj ne e shohim si detyrë tonën që ta mbështesim idenë e emërimit të një Kryeministri shqiptar si një shenjë të fortë e të drejtave të barabarta, për etnitë jo-shumicë.”

Mbështetja e përbashkët e OJQ-ve nga fusha dhe rajone të ndryshme, tregon se “Pse jo?”, dhe se kjo është shndërruar në një lëvizje civile ku qytetarët dhe përfaqësuesit e të gjitha pjesëve të shoqërisë e mbështesin kauzën e një shqiptari Kryeministër.

“Ne jemi shumë krenarë për mbështetjen e madhe që marrim nga shoqëritë civile. Por prapë ne u bëjmë thirrje po ashtu edhe të gjitha partive politike shqiptare, që t’i bashkohen kësaj kauze. Kryeministri i parë shqiptar është në interes të të gjithë qytetarëve dhe për këtë arsye palët duhet të lënë mënjanë interesat e tyre dhe të bashkohen për ta realizuar këtë ëndërr reale”, thuhet në nismë.

Në www.kryeministrishqiptar.mk qytetarët edhe më tej mund ta nënshkruajnë peticionin. “Vetëm në një javë, më shumë se 17 000 nënshkrime janë një sukses i madh “, thuhet në nismë. Gjithashtu OJQ-të, klubet sportive dhe të gjitha organizatat e tjera janë të ftuar të bashkohen me iniciativën – shqiptarë dhe të tjerë. “Një Kryeministër shqiptar do të kontribuojë për një shoqëri të barabartë, e kjo është në interes të të gjithëve. Platforma jonë është një lëvizje e hapur dhe i ftojmë të gjithë që ti bashkohen, të gjithë që dëshirojnë një shtet modern, evropian dhe një shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët!”

OJQ Shqiptare

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img