Shenjat që tregojnë se tre shtet më të goditura evropiane, mund të jenë duke e rrafshuar kurbën, ofrojnë një “optimizëm të heshtur”.
Vdekjet nga coronavirusi në Spanjë, ka rënë për të tretën ditë me radhë – gjë që japë shpresë në shtetin e goditur fuqishëm, ku kanë vdekur më shumë se 12,400 persona.
Rënia e vdekjeve, është pjesë e një modeli të parë në vendet e tjera të Evropës, që imponuan një bllokim të rreptë disa javë më parë, derisa në Francë dhe Itali ka gjithashtu rënie në numrin e vdekjeve të përditshme.
Gjatë ditës së djeshme, numri i vdekjeve të përditshëm në Francë ka rënë në 441 nga 588 sa ishte një ditë më herët. Në të njëjtën ditë, Italia regjistroi 681 vdekje, derisa një ishte raportuar për 766 vdekje një ditë më parë.
“Optimizëm të heshut”, është konsideruar kjo situatë nga ekspertët, të cilët janë duke e përcjellë situatën në Spanjë.
Derisa, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka thënë se “është duke u parë drita në fund të tunelit”, megjithëse ka urdhëruar që karantina të zgjatet edhe për 20 ditë.