E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Nju Jorku kryeson listën si qyteti më i mirë në botë

- Advertisement -spot_img

Çdo vit, Indeksi i Jetës në Qytete nxjerr një listë me qytetet më të mira në botë, duke u bazuar në kategori si ushqimi, pijet, kultura, lumturia, niveli i jetesës, etj.

Këtë vit, Nju Jorku ka mundur qytete të tilla si Londra, Melburni dhe Çikago dhe është renditur në vend të parë.

Nju Jorku mori vlerësimin maksimal të jetës së natës së pasur dhe të frekuentuar dhe në sajë të një vlerësimi të lartë ndaj muzikës live.

I dyti në renditje është Melburni, që konsiderohet si një prej qyteteve më kreativë, me një kulturë të pasur në fushën e kulinarisë, të muzikës live dhe mbi të gjitha, këtu njerëzit ndihen shumë të lumtur.

I treti u rendit Çikago. Rreth 85 për qind e banorëve të anketuar u shprehën se ndiheshin të lumtur gjatë 24 orëve të fundit.

Londinezët ndihen shumë krenarë për kulturën e vendit të tyre, dhe ajo çka mund të përbejë çudi për një numër të madh njerëzish është se situata e Brexit nuk ka ndikuar negativisht në Mbretërinë e Bashkuar në drejtim të numrit të turistëve që duan ta vizitojnë këtë shtet. Ajo mbetet si një prej shteteve më të pëlqyera nga një numër i lartë turistësh, pas Tokios dhe Nju Jorkut.

Dhe ai që plotëson grupin e pesë vendeve më të mira në botë, është Los Anxhelos.

Në këtë studim u zbuluan fakte të tjera interesante në lidhje me shumë qytete të tjera të botës.

Kështu për shembull, Bangkoku është qyteti ku njerëzit hanë më shumë në këmbë, duke qenë se pjesa më e madhe e ushqimit këtu shërbehet në rrugë.

Asnjë qytet tjetër në botë nuk ia kalon Madridit kur bëhet fjalë për lokale dhe për frekuentimin e jetës së natës.

Parisi është një prej vendeve më sociale në botë edhe pse francezët shprehen se ata nuk janë aspak miqësorë.

Las Vegasi është një prej qyteteve që dallohet për jetën e natës, por mbi të gjitha për shtrenjtësinë e çmimeve.

Banorët e Berlinit po cilësohen si banorët më veganë, duke reduktuar deri në 29 për qind konsumin e mishit, por kanë njëkohësisht edhe nivelin më të lartë të personave që konsumojnë pije alkoolike.

Banorët e Mumbait janë ndër më të pasionuarit në botë për të parë shfaqe teatrore.

Banorët e Hong-Kongut janë ndër ata që konsumojnë më shumë vakte në restorante.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img