E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Një tregim paralajmërues i coronavirusit nga Italia: Mos bëni atë që bëmë ne

- Advertisement -spot_img

“Si në çdo luftë, ne duhet të zgjedhim kë të trajtojmë dhe kë jo”.

Ky ishte një titull në 9 mars në Il Corriere della Sera, një gazetë kryesore në Itali, që na informoi se spitalet në veri të Italisë, epiqendra e shpërthimit të coronavirusit në vend, ishin në prag kolapsi.

Një anesteziolog në një spital në Bergamo, një nga qytetet me shumicën e rasteve të Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri, i tha gazetës se njësia e kujdesit intensiv ishte tashmë në kapacitet e saj, dhe mjekët po detyroheshin të fillojnë të bëjnë vendime të vështira, duke pranuar njerëz që kanë nevojë të jashtëzakonshme për aspirator, bazuar në moshën e tyre, jetëgjatësinë dhe faktorë të tjerë. Ashtu si gjatë kohës së luftës.

“Artikulli u vendos në mënyrë të pashpjegueshme në faqen 15, ndërsa titulli kryesor në faqen e parë të gazetës përcillte grindjet politike për masat për të frenuar coronavirusin”, u shpreh Mattia Ferraresi, një gazetar nga Italia.

Spitali në Bergamo nuk ishte spitali i vetëm në zonë që merrej me mungesë aftësish dhe vlerësimi të kujdesit.

“Në të njëjtën ditë, dëgjova nga një menaxher në sistemin e kujdesit shëndetësor në Lombardi, ndër më të përparuarit dhe më të mirë-financuarit në Evropë, që ai pa anesteziologë që qanin në korridoret e spitalit për shkak të zgjedhjeve që do të duhet të bëjnë”, shkruan gazetari italian Mattia Ferraresi.

Ai po ashtu vazhdon tutje: “Në ditët që pasojnë, spitalet e mbingarkuara kanë ngritur tenda si reparte spitalore të improvizuara, dhe kontejnerë janë vendosur në hyrje të qendrave mjekësore për të renditur pacientët që vijnë me një ritëm në rritje. Disa nga njerëzit që nuk mund të marrin kujdes mjekësor po vdesin në shtëpitë e tyre”.

Ndërsa më shumë profesionistë të mjekësisë filluan të përshkruajnë situata të ngjashme në mediat sociale dhe në intervista, shoqëria italiane e anesteziologëve publikoi udhëzime të jashtëzakonshme të reja për të ndihmuar mjekët që përballen me dilemat etike.

Deri në javën e kaluar, sistemi italian i kujdesit shëndetësor publik kishte aftësinë për t’u kujdesur për të gjithë. Vendi kishte një kujdes shëndetësor universal, kështu që pacientët nuk janë larguar nga spitalet. Por brenda disa ditësh, sistemi po rrëzohej nga një virus që italianët nuk e kishin marrë shumë seriozisht.

Pamundësia e sistemit mjekësor për t’u marrë me fluksin e pacientëve në gjendje kritike nuk është një nga problemet kryesore e kësaj urgjence komplekse mjekësore. Ky sigurisht është problem. Nuk duhej të jemi të befasuar. Por ekspertët kanë sqaruar se kërcënimi më i menjëhershëm i Covid-19 ishte sistemi spitalor duke u mbingarkuar.

Pra, ky është paralajmërim për Shtetet e Bashkuara

Italia tani ka qenë në mbyllje që nga 9 marsi; u deshën javë pasi virusi u shfaq për herë të parë në SHBA për të kuptuar se masat e rënda ishin absolutisht të nevojshme.

Sipas disa shkencëtarëve të të dhënave, Italia është rreth 10 ditë përpara Spanjës, Gjermanisë dhe Francës në përparimin e epidemisë, dhe 13 – 16 ditë përpara Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo do të thotë që ato vende kanë mundësinë për të ndërmarrë masa që sot mund të duken të tepërta dhe disproporcionale, por nga e ardhmja, janë krejtësisht racionalë për të shmangur një kolaps të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Jeta në mbyllje është e vështirë, por është gjithashtu një ushtrim në përulësi. Mirëqenia kolektive bën që dëshirat tona të vogla individuale të duken pak çuditëse dhe me mendje të vogël.

Në fund, secili nga ne po heq dorë nga liria jonë individuale për të mbrojtur të gjithë, sidomos të sëmurët dhe të moshuarit. Kur shëndeti i secilit është në rrezik, liria e vërtetë është të ndiqni udhëzimet.

Dhe gazetari italian u jep një këshillë vendeve tjera, këshillë që mund të mbrojë jetë. “Mos bëni atë që bëmë ne”, përfundon Mattia Ferraresi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img