Ballina Lajme Botë Një tjetër sulm në një xhami në Angli – Imami iu lut...

Një tjetër sulm në një xhami në Angli – Imami iu lut policisë t’i mbrojë besimtarët

Një xhamie në Birmingham i ishin thyer dritaret gjatë natës, duke bërë që imami të kërkojë nga policia më shumë mbrojtje para lutjeve të së premtes.Shtatë dritare dhe dy dyer u thyen në sulmin e natës së vonë në Qendrën Islame në Witton Road në Witton.

Imami i xhamisë thotë se sulmi ndodhi midis orës 1.30 dhe orës 02:00.

Policia e West Midlands konfirmoi se xhamia është sulmuar dhe se ata po shqyrtojnë raporte për ‘disa’ xhami të tjera që u vandalizuan gjithashtu.

Fotot e xhamisë së dëmtuar janë postuar në internet nga këshilltari i Partisë Laburiste për lagjen Bromford dhe Hodge Hill, Majid Mahmood.

Ai shkroi: “Për fat të keq, Qendra Islame në Witton Road u sulmua brenda natës nga një individ që përdorte çekiç për të thyer dritaret”/GE

Exit mobile version