Një burrë dhe gruaja e tij kanë lidhur një burrë tjetër, të njohur të tyre për një karrige dhe e ka mbajtur ashtu për rreth një orë. Ata i kanë shkaktuar lëndime dhe e kanë kërcënuar personin në fjalë.
Qëllimi i tyre ishte që ai të pranonte se ka kryer përdhunim mbi gruan. Në fund ai u detyrua të pranojë përdhunimin që nuk ka ndodhur kurrë
43-vjeçari A.E. * dhe gruaja e tij 42-vjeçare S.E. * duhet të përgjigjen para Gjykatës së Qarkut Ëil të enjten, shkruan 20minuten. Ata akuzohen se së bashku kanë rrëmbyer, plagosur dhe shtrënguar ish të dashurin e gruas.
Në përpjekje për ta shtyrë të pranojë, burri ka detyruar personin në fjalë të bëjë marrëdhënie orale me të, duke e poshtëruar rëndë. Ata e kanë filmuar gjithë rrjedhën. Akuza thotë se ata ishin të vetëdijshëm për veprimet e tyre, transmeton albinfo.ch. Viktima ka pësuar hematoma të shumta në trup dhe ënjtje në zonën e kafkës.