Prej sonte në orën dy pas mesnate fillon llogaritja verore e kohës. Shigjetat do të zhvendosen për një orë përpara që do të thotë në vend se dy ora do të jetë tre.
Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.
Nga viti i ardhshëm duhet të hyjë në fuqi propozimi për heqje të zhvendosjes së obligueshme të orës në vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi ishte miratuar nga ana e Parlamentit Evropian, por është lënë mundësi çdo anëtare e Unionit të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose dimërore të kohës.