Coronavirusi po vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara me shejtësi të madhe, e sidomos një përparim të madh e ka në shtetin e Nju Jorkut.
Tashmë ky shtet amerikan ka afërsisht 100 mijë të infektuar dhe mbi 2,500 të vdekur.
Tashmë spitalet atje janë të mbipopulluara, jo vetëm nga njerëzit e sëmurë, por edhe të tjerët që vetë po kërkojnë të bëjnë testin e Covid-19.
“Mendoj se është më mirë të heqësh qafe dyshimin, dhe nëse e ke atë, përballesh me të dhe përpiqesh të përparosh”, thotë Juan Pablo Cachajo, i cili erdhi të testohej pasi mori kishte dhimbje të fytit dhe hundët i rridhnin.