Sonte në mesnatë do të përfundojë grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatët për president të shtetit. Tani për tani kandidatë të sigurt në garën për president janë Gordana Siljanovska – Davkova, Steo Pendarovski dhe Blerim Reka.
Kandidati i përbashkët i partisë së 31-të politike nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvend.
Pendarovski, përveç nënshkrimeve nga deputetët deri dje në zyrat e BDI-së nëpër vend ka grumbulluar mbi 32.000 nënshkrime nga qytetarët.
LSDM-ja në kongres e konfirmoi përzgjedhjen e Stevo Pendarovskit për kandidat për president. Nga 783 delegatët e pranishëm, 712 njëzëri, pa kundër dhe të përmbajtur, votuan për Stevo Pendarovskin.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve i mblodhi për vetëm një ditë. Rreth 16.000 qytetarë u nënshkruan për të në zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nëpër vend.
Edhe pse profesoresha mori besimin nga shumica e delegatëve të VMRO-DPMNE-së për kandidat të tyre për president, megjithatë, kërkoi mbështetje edhe nga qytetarët, për siç tha, të tregojmë se është kandidat mbipartiak.
Nënshkrime për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e mbështeti Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.
Ai në konferencë për shtyp premtoi fushatë ndryshe nga kandidatët tjerë. “Unë do të mësoj nga qytetarët, presidenti është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Reka.
Për zgjedhjet e gjashta presidenciale nënshkrime kanë mbledhur edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki,
Grumbullimi i nënshkrimeve ka filluar më 23 shkurt.
Kandidatët për president të Republikës deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet t’i parashtrojnë kandidaturat më së voni deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.
Më 14 mars skadon afati për inskpektim në listën zgjedhore dhe paraqitje për votim në diasporë.
Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.