Në spitalin “8 shtatori” në moshën 64 vjeçe ka ndërruar jetë Dr. Arifikmet Deari, urolog nga Tetova. Deari ishte shtrirë në spital për probleme neurologjike, por që ishte diagnostifikuar edhe me Covid-19. Pas 15 ditëve, ai ka humbur betejën me sëmundjen, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Dr. Deari është mjeku i parë në vend që ka ndërruar jetë nga komplikacionet e koronavirusit.
“Mjeku Deari i cili ka qenë vetëm disa ditë para pensionimit është mjeku i parë i cili ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit. Shpreh ngushëllimet deri tek familja. Apeloj tek kolegët e mi shëndetësorë të mbrohen në vendin e punës në përputhje me protokollet. Apelojë edhe tek qytetarët të respektojnë masat, punëtorët shëndetësor dhe bashkëqytetarët e tyre”, ka shkruar ministri Filipçe.