Lajmi mortor në këtë mbrëmje të ndrimit të motmotit, e ngriu e buzëqeshjen e çdo luftëtari të lirisë.
Nga ky moment i zemrës së lënduar, përsëri më shfaqen ndjenja të fisnikërisë dhe të krenarisë. Sepse kujtojm ditët kur sapo kishte mbushur të njëzet pranverat e tij, duke u bërë kështu njëri nga rrezet e para të lirisë, kur veshi uniformën dhe iu bashkangjit rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Brigadën 112 “Mujdin Aliu”.
I dashur Nefail Haxhiu. Ti ishe një ushtar i shkathët, ku tragjet tua edhe sot i gjejmë mbi kodrat e Malit të Thatë ose të Zhedenit tonë.
Një trim sypatrmbur që shkëlqeu bashkë me shokët në betejën e Karpallëkut, ku e dhezët tym e flakë, duke u hakmarë kështu për vdekjen e Telit, Arbenit dhe shokëve të tjerë. Duke lënë të vdekur mbi 30 ushtarë e paramilitarë të palës maqedone.
Ti ishe një person me pak fjalë, por që pas vete ke lënë shumë vepra që sot i njeh historia.
Ishe dhe mbete luftëtar i dëshmuar. Njeri i cili mbi 20 vite të jetës së pasluftës i kalove në mërgim, duke mos e përmendur dhe duke mos kërkuar asnjëherë si sadisfakcion, ndonjë shpërblim për veprimtarinë tënde atdhetare.
Nefail Haxhiu, ndërroi jetë në moshë 42 vjeçare, ballëhapur dhe kokëlartë, ngase obligimin e tij ndaj familjes, kombit dhe atdheut, e kishte kryer me nderë dhe me ndërgjegje të plotë.
Të turpëruar para tij mbeten figura politike, të cilët jo vetëm që nuk e nderuan ndonjëherë, por as nuk e realizuan amanetin e tij dhe shokëve të tjerë.
Nefail Haxhiu, lindi më 11. janar të vitit 1981 në fsh. Rashçe, të Komunës Saraj. Përësri në janar iu kthye tokës që e deshi. Tokës për të cilën e sakrifikoi edhe rininë e tij.
Ata që kanë pas rastin ta njohin, e dinë mirë se ishte patriot i paluhatshëm, shok besnik dhe artdashës i folklorit popullor, ku shpeshherë ka kontribuar materialisht në mbështetjen e grupeve foklorike në Derven, për ngritjen dhe kultivimin e vlerave artistike si thesar i paçmuar i kulturës shqiptare në trojet tona.
Edhe pse të pikëlluar, megjithatë jemi krenar që e kishim shok, mik, bashkëvendas dhe bashkëluftëtar.
Ikja e tij nga kjo jetë është humbje dhe dhimbje jo vetëm për krahinën e Dervenit, por, për mbarë kombin.
Emri i tij sot, është sinonim i lirisë, ndërsa emri i tij nesër, bashkë me shokët e luftës, do të nderohen me Titullin “Nderi i kombit”.
Ngushëllime familjes HAXHIU dhe fisit të gjërë,
Ngushëllime banorëve të fsh. Raçe dhe mbar Dervenit.
Ngushëllime bashkëluftëtarëve të tij,
SHVL UÇK
Daim Hiseni