Si zëvendësim të biletës prej 500.000 dollarëve për të udhëtuar në planetin Mars, NASA tani ofron mundësinë virtuale “për të shkuar” në “Planetin e Kuq”, që është rreth 80 milion kilometra larg planetit Tokë, transmeton MIA.
Si zëvendësim të biletës prej 500.000 dollarëve për të udhëtuar në planetin Mars, NASA tani ofron mundësinë virtuale “për të shkuar” në “Planetin e Kuq”, që është rreth 80 milion kilometra larg planetit Tokë.
Drejtori i Përgjithshëm i Spejs-Iks (SpaceX), Elon Musk, i cili synon të kolonizojë Marsin, deklaroi se bileta për në planetin tonë fqinj mund të kushtojë nën 500.000 dollarë, kjo shifër nënkupton që do të bjerë në 100.000 dollarë me kalimin e kohës. Por NASA ka ofertë më tërheqëse për ata që nuk duan të presin … bëhet fjalë për simulator për të parë sipërfaqen e planetit Mars nga sonda e Kjuriositit.
Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Kozmosit të SHBA-s e ofron atë nëpërmjet internetit (https://accessmars.withgoogle.com/). Dhe cilësia varet nga kompjuteri ose tableti.
Me këtë simulator mund të lëvizësh nëpër planetin Mars dhe të shohësh pjesët e këtij planeti që deri më tani janë zbuluar. Këto shëtitje virtuale janë falas