Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, pritet që nesër të nisë vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor.
Ai do të nisë turin e tij të vizitave në Kosovë ku do të qëndrojë deri në datën 3 Mars. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.
Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre vendeve në Ballkanin Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.
Kjo vizitë e emisarit të BE’së vjen pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, nga ku fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit bashkë me Listën e Vjosa Osmanit.