E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Ministri Vitia dhe homologu i tij serb Lonçar diskutojnë rreth bashkëpunimit kundër përhapjes së COVID-19.

- Advertisement -spot_img

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka mirëpritur angazhimin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe homologu të tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar, në lidhje me bashkëpunimin praktik për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Ambasadori Orlando, në një postim në Facebook, tha se çmon angazhimin e tyre për të kapërcyer dallimet dhe për t’u përqendruar në shëndetin e të gjithë qytetarëve si prioritet kryesor.

Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë ka konfirmuar se sot ishte nikoqire e një video-konference, me pjesëmarrjen e KFOR-it, midis ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Arben Vitia dhe atij të Serbisë, Zlatibor Lonçar, e përqendruar në urgjencën e COVID-19.

Në këtë video-konferencë të dyja palët shkëmbyen mendime mbi situatën në terren dhe diskutuan veprimet për të trajtuar pandeminë.

Diskutimi, i cili u ndoq nga KFOR, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mënyrë q ë të përmbajë në mënyrë efektive përhapjen e COVID-19 në rajon.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img