E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Ministri i financave në Gjermani, Thomas Schäfer bën vetëvrasje

- Advertisement -spot_img

Ministri i Financave të rajonit Hessen në Gjermani, Thomas Schaefer është gjetur i vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Prokuroria në Wiesbaden dhe Drejtoria e policisë Westhessen, thuhet se në zonën pranë shinave hekurudhore të linjës së trenit të shpejtë në qytetin Hochheim është gjetur trupi i pajetë i një personi.

“Për shkak të shenjave të plagëve në trupin e personit të vdekur nuk ka qenë i mundur identifikimi i menjëhershëm”, thuhet në deklaratën ku shtohet se Drejtoria e policisë Westhessen ka identifikuar se trupi i përket Thomas Schaefer (54), ministrit të Financave të rajonit Hessen.

Si rezultat i dëgjimit, ekzaminimit dhe vlerësimti të dëshmitarëve, ekziston mundësia se Schaefer mund të jetë vetëvrarë.

Kryeministri i rajonit Hessen, Volker Bouffier në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter i ka shprehur ngushëllime familjes Schaefer. Ai ka thënë se ende nuk besojnë se ministri ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme dhe të papritur.

Schaefer ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Që nga viti 2010 ai ushtronte detyrën e ministrit të Financave të rajonit Hessen. Sipas shtypit gjeman, Schaefer, shihej si një nga kandidatët që mund të kalonte në vendin e Bouffier, kryeministrit të rajonit.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img