E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Ministri Ademi: Ja kur do të vendosim për vitin shkollor në Maqedoni.

- Advertisement -spot_img

Akoma nuk dihet se kur do të rifillojë procesi mësimor në Maqedoninë e Veriut, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Këtë saktësisht nuk e di as ministri i Arsimit, Arbër Ademi, i cili në një deklaratë për Alsat-M ka theksuar se deri tani nuk është diskutuar për kthimin e mundshëm të procesit arsimor në bankat shkollore.

“Prej tash nuk mund të them se do të mund të kthehemi brenda këtij viti shkollor në bankat shkollore për arsye se varet nga mendimi i ekspertëve, veçanërisht epidemiologëve dhe rreziqet eventuale me të cilat mund të përballemi ne si shoqëri, në veçanti fëmijët tanë. Prandaj aq më tepër kur e kemi parasysh se edhe pak kanë mbetur deri në përfundim të vitit shkollor, që do të thotë një vendim i tillë do të bazohet në mendimin e ekspertëve të fushës, epidemiologëve dhe i njëjti do të shqyrtohet në qeveri por do të merren parasysh të gjitha rrethanat”, theksoi ministri Ademi.

Sa i përket vlerësimit të nxënësve përmes sistemit online, që po praktikohet nga shumica e shkollave, ministri Ademi nënvizoi se çdo rezultat i treguar nga nxënësit në këtë periudhë do të merret parasysh.

“Mësimdhënësit janë të obliguar që të vazhdojnë me vlerësimin apo notimin e nxënësve. Brenda kësaj jave do të ketë edhe propozim final drejtuar qeverisë lidhur me maturën shtetërore.”, theksoi ministri i arsimit në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img