Milani është duke planifikuar që të transferojë Mauro Icardin nga rivali i tyre i përbetuar Interi.
Corriere dello Sport raporton se sulmuesi argjentinas e do kalimin te Juventusi, mirëpo Nerazzurët e refuzojnë shitjen e tij në Torino.
Icardi është aktualisht në huazim te Paris Saint-Germain, aty ku ka shënuar 20 gola, derisa francezët kanë opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro.
Por, në këto ditë është raportuar se ai nuk e ka në plan që të qëndrojë në Francë dhe dëshiron të rikthehet në Itali.
26-vjeçari tani është edhe në radarin e Rossonerëve që ëndërrojnë në transferimin e tij.
Zlatan Ibrahimovic pritet të larohet nga futbolli në këtë verë dhe Milani e sheh Icardin si zëvendësuesin ideal për suedezin.
Madje në mediat italiane raportohet se Lucaino Spalletti do të merr drejtimin e skuadrës italiane dhe Icardi është dëshira e tij e parë.