E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Merkeli dhe Vuçiqi për rihapje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

- Advertisement -spot_img

Siç bëhet e ditur nga zyra e kancelares Merkel, ata kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e ngushta bilaterale dhe ekonomike, procesin e pranimit të Serbisë në BE dhe reformat përkatëse, si dhe rreth situatës në rajon.

Kancelarja Merkel dhe presidenti Vuçiq gjithashtu folën gjerësisht për sfidat në përballimin e koronavirusit, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Sipas deklaratës së qeverisë gjermane, kancelarja mirëpriti gatishmërinë e presidentit serb për të hyrë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE për heqjen barrierave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës. Po ashtu në deklaratë thuhet se kancelarja Merkel mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit për menaxhimin e integruar të kufijve, të cilat duhet të fillojnë me vënien në punë të pikëkalimit të Merdares, transmeton DW.

“Presidenti Vuçiq këmbënguli në plotësimin e të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet më tej në deklaratë.

Merkel dhe Vuçiq janë shprehur edhe për rifillimin sa më të shpejtë të dialogut të normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë dhe presidenti Vuçiq ka premtuar se do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për ta bërë këtë dialog të suksesshëm dhe për të shmangur pengesat e ndërsjella, në mënyrë që të krijojë një atmosferë konstruktive dhe të hapur për bisedimet.

Takimi Merkel – Vuçiq ishte pritur të zhvillohej qysh të hënën në Berlin, por për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit ai u zhvillua të mërkurën me videokonferencë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img