E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img

Merkel bën edhe testin e tretë për coronavirus.

- Advertisement -spot_img

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kryer edhe një test të tretë të coronavirusit, i cili thuhet se ka dalë negativ.

Megjithatë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësja gjermane do të qëndrojë në karantinë në shtëpi për ditët në vijim, tha zëdhënësi i saj të hënën.

“Testi i tretë i kancelares gjithashtu doli negativ. Kancelarja do të vazhdojë të kryejë punën e saj zyrtare nga karantina e saj në shtëpi në ditët e ardhshme”, tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.

Merkel, 65 vjeçe, ka qenë në izolim në banesën e saj në Berlin për pak më shumë se një javë, pasi mësoi në 22 mars se një mjek që i dha asaj një vaksinë dy ditë më parë ishte infektuar nga virusi.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse Merkel do t’i nënshtrohej testimeve të mëtejshme.

Ndryshe, personat që kanë rënë në kontakt me raste të konfirmuara të COVID-19 u këshillohet në përgjithësi të izolohen për 14 ditë.

Ndërsa ishte në izolim, Merkel ka zhvilluar aktivitetet e saj politike ka mbajtur takime qeveritare përmes lidhjes video.

Të shtunën ajo lëshoi një mesazh audio duke falënderuar gjermanët që i kushtuan kujdes masave të papara të vendit dhe për të shmangur kontaktet e panevojshme sociale.

Ajo gjithashtu u lut për durim, duke thënë se ishte shumë shpejt për të thënë se kur kufizimet mund të lehtësoheshin.

Gjermania ka regjistruar mbi 57,000 raste të coronavirusit dhe 455 vdekje, sipas Institutit Robert Koch.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img