E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Megjithatë Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtëpinë e tij në Hajvali.

- Advertisement -spot_img

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas arritjes në Aeroportin “Adem Jashari”, ka folur para gazetarëve, ku më pas është nisur në rezidencën e tij në Hajvali të Prishtinës.

Pacollit fillimisht iu bënë kontrollet e nevojshme mjekësore të parapara në situatën pandemike.

Në deklarimin Pacolli tha se nuk e di se a do të futet në karantine apo jo, megjithatë tha se nuk do t’i rezistojë asnjë vendimi.

Megjithatë Pacolli nuk karantinohet, shkon në shtëpinë e tij në Hajvali.

Pacolli para gazetarëve, është ankuar në deklaratat e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla lidhur me arrestimin e tij nëse hyn në mënyrë ilegale në Kosovë.

“Nuk më ka pëlqyer deklaratat e ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, e cila ka qenë e transmetuar në të gjitha televizionet ballkanike dhe në Serbi se nëse Pacolli do të gjendet në territorin e Kosovës, do të arrestohet. Unë nuk jam kriminel, e dua këtë vend dhe gjithë punën e bëj me vullnet”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq, kthimi i Pacollit në Kosovë u bë dramë politike, pasi Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar atë se nëse hyn në Kosovë, do t’i nënshtrohet masave të karantimit, sipas vendimit, me anë të së cilit kosovarët që vijnë nga jashtë, izolohen në konviktet e studentëve në Prishtinë.

Pacolli pasi arriti në rezidencën e tij në Hajvali shkroi në Facebook.

“Sapo arrita në shtëpinë time. Sa më mungonte atdheu”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img