Në seancën e 22-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi informacionin për përdorimin e fondeve nga Banka e Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mbështetur ndërmarrjet e prekura nga situata e coronavirusit me një propozim vendim.
Ky informacion është përgatitur në mënyrë që Qeveria të ndërgjegjësohet për nevojën e përdorimit të fondeve nga Banka e Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të përdoren për të mbështetur bizneset, operacionet e të cilave preken nga kushtet që lidhen me coronavirusin, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Situata aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me coronavirusin dhe pandeminë e deklaruar të coronavirusit të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar masa të mbështetjes së biznesit për të lehtësuar ose zvogëluar pasojat me të cilat përballet ekonomia në Republikën e Maqedonisë së Veriut si pasojë e coronavirusit. Në këtë drejtim, skemat e kreditit për mbështetje të sektorit real të cilat do të realizohen përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë Veriore. Gjegjësisht, një nga masat është futja e një linje të re krediti prej 5 milion eurosh, përmes së cilës do të kreditohen drepërdrejt kompanitë, aktivitetet ekonomike e të cilave preken drejtpërdrejt nga coronavirusi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.
Nga atje thonë se kreditë do të varrojnë prej 5.000 euro deri në 20.000 euro, në varësi të numrit të të punësuarve në kompani, për mikro-ndërmarrjet me 1-10 të punësuar nga 3-5 mijë euro, për ndërmarrjet e vogla me 10-50 të punësuar nga 5-15 mijë euro për ndërmarrjet e mesme me 50-250 të punësuar nga 15-30 mijë euro.