Kuvendi votoi Qeverinë teknike, opozita maqedonase nuk votoiKryeministri teknik në fjalimin e tij të mbajtur, ku prezantoi programin qeveritar, tha se gjatë kohës që ai do të jetë në krye të qeverisë, do të zotohet për të ushtruar detyrën me profesionalizmin më të lartë, duke mbajtur shkallë të lartë të transparencës dhe komunikiminit me të gjithë institucionet dhe qytetarët.“Për mua si mandatar i kësaj qeverie, nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për qeveri teknike, unë këtë detyrë, besim, nderë dhe mbi të gjitha përgjegjësi, jashtëzakonisht të rëndësishme e kuptoj dhe do t’i qasem ashtu siç kam vepruar si në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju sigurojë se në asnjë çast nuk do të lejojmë që të devijojmë nga ajo që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët dhe institucionet me kompetenca qartë të përkufizuara me Kushtetutë, në raport me shtyllat tjera të pushtetit në RMV”, tha Xhaferi nga foltorja e Kuvendit.Ai po ashtu shtoi se, do të mbajnë fokusin në prioritetet strategjike të vendit. Sa i përket zgjedhjeve, ai tha se, do të zbatojë të gjitha parakushtet ligjore, për mbajtjen e zgjedhejve demokratike.Ndërkaq, kreu I BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se, bëri thirrje për unifikim për interesat strategjike të shtetit dhe orientimin proevropian.“Për 22 vite unë dhe partia ime jemi përpjekur që me partnerët si me VMRO-në ashtu edhe me LSDM-n, ka pasur moment që partneri VMRO ka pasur një kerkesë të rëndësishme i kam thënë ne jemi partner, pa trokitur te dyert e mia, mos trokit në dyer tjera, ashtu siç ju kam thenë edhe LSDM-së un jam partner dhe i shoh kërkesat e të gjithëve. Unë jam ai që e kam votuar edhe Jovan Mitrevskin, nga LSDM”, tha AhmetiOpozita maqedonase nuk votoi qeverinë teknike. Deputeti i kësaj partie, Antonio Milloshoski gjatë fjalimit të tij të mbajtur në seancë, tha se nuk do të votojnë qeverinë teknike, pasi vlerësojnë se, nuk është e ligjshme që vendin e kryeministrit ta ketë një parti që nuk ka numrin më të madhë të deputetëve.“Partia e BDI-së nuk ka deputetë të mjaftueshëm për të zgjedh kryeministër. Por sot, Kovaçevski dhe Mariçiq e shitën shtëpinë. Kjo ditë nuk është historike, përpos që është historike që shteti ka inflacion më të madh, historikisht shëndetësi më të madhe dhe nivel më të madh të korrupsionit”, tha Milloshoski.Seanca do të vazhdojë në pikën e dytë, ku pritet të zgjidhen zëvendësministrat e qeverisë teknike