E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Mbyllet reparti i gjinekologjisë në Kumanovë, personeli ka pasur kontakt me të infektuar nga coronavirusi.

- Advertisement -spot_img

Reparti i Gjinekologjisë në Kumanovë jashtë funksionit për dy javët e ardhshme. Kjo pasi stafi mjekësor i këtij reparti është vënë në izolim për shkak kontakteve direkte me të prekurit nga coronavirusi.

Sot edhe 8 mantel bardhë në Spitalin e Kumanovës rezultuan të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin në 34.

Drejtoresha e Spitalit Snezhana Zaharieva tha se nuk do të lejojë që edhe ndonjë lehonë të vdes si pasojë e infektimit me coronavirusin.

“Mungesa nuk është aq e madhe që të pësojë i gjithë Spitali i Kumanovës, por për shkaqe sigurie ne patjetër duhet të bëjmë riorganizim të secilit repart. Për një periudhë, sidomos reparti i Gjinekologjisë dhe akusherisë të pranohen vetëm rastet më urgjentet. Do të bëhet reduktim në punë, me qëllim personelit të izoluar t’i jepet kohë, të kthehen në punë nëse të vërtetohet që të gjithë janë negativ që të mund të zhvillohet rrjedhshëm puna. Kjo mund të zgjatë një ose dy javë, më tepër jo”, tha për Alsat, Snezhana Zaharieva, Drejtoreshë e Spitalit të Kumanovës.

Mjekët amë, thonë se ka kërkesa të mëdha për termin të kryerjes së testit. Vetëm sot janë marrë 83 strisho të dyshuarve. Ata thonë se janë të ekspozuar me të infektuarit dhe pajisjet i sigurojnë vetë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img