Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi në nivel global.
Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.
Ndërkohë, sipas platformës Worldometer, në të gjithë botën janë prekur mbi tre milionë njerëz.
Më pak se dy milionë persona janë të infektuar aktiv, nga të cilët vetëm 3% (55 mijë) janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për sa u përket vendeve ku është përhapur Covid-19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bilancin më negativ, bashkë me Italinë.