E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Mbi 99 për qind e pacientëve me coronavirus që vdiqën në Itali kishin probleme të tjera shëndetësore.

- Advertisement -spot_img

Më shumë se 99 për qind e pacientëve me coronavirus që vdiqën në Itali vuanin nga probleme të tjera shëndetësore para-ekzistuese, sipas një studimi të zyrtarëve shëndetësor të vendit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, hulumtimi i ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i lëshuar të martën vlerësoi se 355 të vdekjeve të vendit dhe zbuloi se vetëm tre pacientë nuk kishin probleme të mëparshme mjekësore.

Po sipas të njëjtit hulumtim, gati gjysma e viktimave të COVID-19 vuajtën nga të paktën një nga kushtet e mëposhtme: presioni i lartë i gjakut, diabeti ose sëmundja e zemrës.

Në këtë kontekst, më shumë se 75 për qind raportuan tension të lartë, ndërsa 35 për qind kishin diabet dhe 33 për qind kishin sëmundje të zemrës, sipas studimit.

Veç kësaj thuhet se mosha mesatare e viktimave ishte 79.5 vjeç.

Vendi thuhet se ka parë rreth 8 për qind të pacientëve vdesin nga sëmundja pasi rreth 4 për qind e rasteve në të gjithë botën kanë rezultuar me vdekje që nga shpërthimi në dhjetor, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ndryshe, me 3,405 viktima nga coronavirusi, Italia të enjten ka kaluar Kinën.

Kështu, siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, tha të enjten Komisioneri i Urgjencës dhe Shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli.

Po sipas ANSA, numri i përgjithshëm i infektuarve, përfshirë ata që kanë vdekur dhe ata që janë shëruar, është rritur në 41.035.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img