Ballina Lajme Kosovë MASHTI: Të hënën është festë zyrtare nuk është e domosdoshme përcjellja e...

MASHTI: Të hënën është festë zyrtare nuk është e domosdoshme përcjellja e video-ligjëratave.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar nxënësit dhe mësimdhënësit se nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave ditën e hënë për shkak se është festë zyrtare Pashkët Katolike.

Në njoftimin e bërë nga MASHTI thuhet se, video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.

“Për shkak se dita e hënë, 13 prill 2020, është festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (më 13 prill 2020), do të ri-transmetohet edhe ditën e shtunë (më 18 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”.

Exit mobile version