Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe janë lavdëruar për rritjen e rrogave që janë bërë në sferën e shëndetësisë, nga qeverisja aktuale.
Në një postim të tyre ata kanë publikuar detaje se sa janë rritur rrogat nga dhjetori i 2017 deri në shkurt të 2020.
“Kemi formuar kapacitetet profesionale të punonjësve të shëndetësisë dhe kemi mundësuar që ata të ardhmen dhe karrierën e tyre ta shohin në vendlindje, në shëndetësinë tonë publike”, ka shkruar Zaev.
Sipas tij, deri në shkurt të 2020 janë rritur rrogat si vijon:
– 111.377 denarë apo afër 1.900 euro për mjekët specialistë,
– 122.810 denarë apo mbi 2 mijë euro për kuadri universitar në mjekësi,
– 58.991 denarë apo afër 1.000 euro për mjekët,
– 50.376 denarë apo mbi 800 euro për infermieret me arsimim të lartë, dhe 38.182 denarë apo mbi 620 euro për motrat medicinale me arsimim të mesëm.