Qytetarët në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë do ta kenë paksa më të lehtë dhe nuk do të jenë në karantinë 85 orëshe, ashtu siç ishte javët e fundit.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, qytetarët sot (25 prill) do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë lëvizjen e lirë deri në ora 15:00, ndërsa pas kësaj fillon ora policore, që do të zgjas deri të hënën (27 prill) në mëngjes në ora 05:00, përcjell INA.
Për të moshuarit mbi 67 vjet sot lëvizja e lirë është e lejuar deri në ora 11, ndërsa për të miturit nën 18 nga ora 12 – 15.
Të dielën do të jetë orë policore 24 orëshe dhe se do të vlejë për të gjithë qytetarët, përveç atyre që kanë leje të posaçme për lëvizje. (INA)