Ballina Lajme Maqedoni Maqedoni, kanë mbetur edhe katër ditë për ta kontrolluar Listën Zgjedhore

Maqedoni, kanë mbetur edhe katër ditë për ta kontrolluar Listën Zgjedhore

Më 14 mars do të përfundojë kontrolli i Listës Zgjedhore dhe paraqitja për votim e diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) për zgjedhjet presidenciale 2019, transmeton Portalb.mk.

Në këtë ditë do të mbarojë edhe parashtrimi i kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Kontrolimi i Listës Zgjedhore, realizohet në qendrat rajonale dhe zyrat e Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), gjatë periudhës kohore 08:30 – 19:00, përfshirë këtu edhe ditët e fundjavave dhe të festave.

Pse vihet në kontroll Lista Zgjedhore?

Lista Zgjedhore vihet në kontroll për të regjistruar statusin më të ri të të dhënave personale të qytetarëve që kanë arritur moshën 18-vjeçare, personave që kanë ndërruar jetë 30 ditë para mbajtjes së zgjedhje presidenciale, dhe të dhëna të tjera të Listës të ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, 21 prill 2019.

Listën me qendrat rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së munda te gjeni në formë elektronike: KËTU.

Kërkesat për regjistrim, plotësim dhe fshirje të të dhënave nga Lista Zgjedhore mund t’i dorëzohen në qendrat rajonale të KSHZ-së.

Nga ana tjetër, ka përfunduar afati për grumbullim të më së paku 10 mijë nënshkrimeve për kandidatët në zgjedhje presidenciale, dhe sipas të dhënave, kandidaturën në KSHZ e kanë zyrtarizuar kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskakandidati i pavarur, Blerim Reka dhe kandidati i përbashkët i 30 partive politike, Stevo Pendarovski.

Përndryshe, kandidaturat KSHZ-ja do t’i konfirmojë më 21 mars, ndërkaq fushata zgjedhore do të fillojë më 1 prill. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill, kurse i dyti më 5 maj.

Exit mobile version