Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë. Njëri pacient është nga Kumanova, i moshës 70 vjeçare dhe vuante nga disa sëmundje, ndërkohë që akoma priten rezultatet e testit për të parë nëse ka qenë i prekur edhe nga virusicorona. Ndërsa pacienti tjetër është i moshës 68 vjeçare, nga një fshat i rrethit të Tetovës i cili vuante nga shtypja e lartë e gjakut.
Ndërkohë sot nga Klinika për Sëmundje Infektive pas dy testeve për Covid-19, që rezultuan negativ janë lëshuar në shtëpi tre pacientë të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 46 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve nga rastet e reja: Shkup-13, Kumanovë-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1 dhe Gjevgjeli-2. Me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi arrin në 430.
Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Covid-19, janë regjistruar në:
Shkup – 208
Kumanovë – 85
Dibër – 49
Shtip – 15
Prilep – 22
Tetovë – 15
Strugë – 9
Veles – 8
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar – 2
Gostivar – 2
Gjevgjeli – 4
Kriva Pallankë – 2
Koçani – 1