Ballina Lajme Rajoni Mali i Zi hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë,...

Mali i Zi hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës

Mali i Zi do të hap kufijtë për disa shtete të rajonit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Podgoricë, Boban Mugosha theksoi se kufijtë do të happen për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë – Hercegovinës dhe Serbisë, përcjell INA.

Ky vendim hyn në fuqi prej ditës së nesërme dhe se qytetarët e këtyre vendeve mund të shfrytëzojnë sezonin për pushime.
Mugosha ka thënë se gjendja epidemiologjike me koronavirusin në këto vende po përmirësohet. Ai tha se do të definohen sot mënyrat për të hyrë në Mal të Zi. Sipas tij, vendimi vjen pas kërkesave dhe presioneve të komunitetit të turizmit.

Exit mobile version