Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Mahmut Ferati ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, shkruan Portali Gurra.mk
Kënga titullohet “Lamtumirë Gurbet” të cilën e ka përpunuar vet këngëtari ndërsa orkestrimi i këngës është bërë në AL-sound Studio kurse për videoklipin është kujdesur studio Tima.
Kënga vjen përplot ritëm, me vargje alegrie dhe me interpretim të shkëlqyer nga këngëtari dhe profesori i nderuar Mahmut Ferati dhe siç mund ta kuptoni edhe nga titulli i kushtohet gurbetçarëve tanë anembanë botës. / Gurra.mk