Një lajm i mirë vjen nga veriu i Shqipërisë. Lokja 90-vjeçari nga Hasi është shëruar nga coronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një shënimi në Facebook.
Pas shërimit të plotë e moshuara ka lënë spitalin duke u kthyer në shtëpinë e saj.
“Lajm i mirë: Nonë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”, ka shkruar Rama.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri sot njoftuan se numri i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 416.
Tirana mbetet më e prekura me 199 raste, e pasuar nga Shkodra me 49 dhe Durrësi me 38 raste.