Ballina Lajme Maqedoni Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur...

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e “kombësisë” në Ligjin për Evidencën Amë.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga kërkon që gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare.

“Ministri Lloga mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një tjetër rregulloreje pas nismës së paraqitur për tejkalimin e afatit kushtetues për publikim në “Gazetën Zyrtare”.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë edhe një herë nga Gjykata Kushtetuese që sipas detyrës zyrtare të veprojë edhe për rregulloret e tjera në shtet që janë publikuar në kundërshtim me afatin kushtetues sipas nenit 52 të Kushtetutës.

Gjithashtu, mosveprimi me qëllim që të respektohet afati kushtetues për të cilët Gjykata Kushtetuese ka ditur ose mund të ketë ditur, nënkupton bazë për përgjegjësi penale, sepse ata do të duhej t’i ndiqnin rregulloret të shpallura në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagim.

Exit mobile version