E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Lartmadhëria e saj FJALA

- Advertisement -spot_img

Në trupin e njeriut ekziston një organ,nëse ai është i shëndoshë, i tërë trupi është i shëndoshë.Nëse ai është i prishur, i tërë trupi është i prishur. Ai organ është zemra!”(hadith)

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Fjala peshon sa një mal, qoftë  e shqiptuar apo e shkruar, andaj ajo duhet të jetë e sinqertë dhe e vërtetë, duhet të burojë nga zemra dhe nga mendja. Nëse fjala nuk është asisoji, atëherë është shumë më mirë të mos thuhet e të mos shkruhet. Sepse, fjala mundë të hapë dyert që s’hapen dot, por mundë edhe t’i mbyllë përgjithmonë. Në këtë kontekst,Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:” Kush i beson Zotit dhe Ditën e Gjykimit, kur të flet le të thotë fjalën e mirë ose le të heshtë”.

Në këto kohë të çuditshme në të cilat po shohim e po dëgjojmë gjithçka, kur edebi( edukata e mirë, ahlaku) po humbë kuptimin e vetë dhe po anashkalohet shumë shpeshë pikërisht nga ata që do duhej të shërbejnë si shembull, ne sikur po harojmë fuqinë e fjalës, gjurmët dhe vragët që ajo i krijon.Lartmadhëria e sajë FJALA, nëse është e ashpër, shkakton dhembje në shpirt, por një  fjalë e mirë do tingëllojë në mbamendjen e njeriut po aq gjatë sa edhe jeta që do e jetojë.

E çka në të vërtetë është fjala ?

Është  mendimi, ndjenja, dashuria,ajo është gjithçka, është energjia e cila merr formë dhe kuptim atëherë kur shkruhet ose artikulohet . Dhe, kur një herë merr formë dhe fillon udhëtimin e vetë, ajo më nuk është e jona, ajo i takon njerëzimit, i takon çdo çdo individi që e dëgjon ose e lexon.Pikërisht për këtë shkak, fjala duhet të jetë e matur dhe e menduar mirë. Imagjinoni vetëm çfarë tragjedi, sa luftëra, sa dhembje e sa urrejtje janë shkaktuar nga një  fjalë. Dhe imagjinoni sa më ndryshe do të kishte qenë historia e njerëzimit, sa më e bukur e kuptimplote do kishte qenë jeta nëse fjala e duhur do të thuhej në çastin e duhur nga njerëzit e duhur.

 Vetëm një fjalë do të kishte ndalur bombën mbi Hiroshimë, holokaustin, Srebrenicën, masakrat dhe pastrimin etnik në Kosovë, Irakun e Sirinë… Por, as bombat dhe urdhërat për gjenocid me tërë tmerin që kanë shkaktuar nuk kanë mundë asnjëherë të ndalojnë fjalën e mirë, atë që buron nga zemra dhe nga mendja e shëndoshë e që është e mbështjellur me mirësi e humanitet. Fjala, më shumë se në urrejtje, mundet dhe duhet të shndërrohet në dashuri e mirëkuptim sepse vetëm atëherë njeriu do të mundë të kryej misionin e caktuar nga Zoti, do të mundë të ndikojë të përhapet harmonia hyjnore, vetëm atëherë do të ngadhënjejë besimi në Zot mbi djallin dhe djallëzinë që , mjerisht, shpeshëherë fshehen te Lartmadhëria e sajë FJALA.

 Dhe, mund të ndodhë që ndonjëherë  të  pengohet fjala, por ajo gjithmonë lirohet nga prangat dhe e sjellë me vehte të vërtetën. 

Mbi fjalën askush nuk mundë të ketë pushtet, përveç njeriut të mençur që flet e shkruan pakë por thotë shumë.Ai, pra njeriu që e sundon fjalën e vetë,ai e kultivon atë dhe kujdeset për atë, është i vëmendshëm ndaj sajë sepse e di që fjala mundë të përhapë rrënjët e veta në shpirtin e njeriut dhe të orientojë fatin e një individi, një kombi, një populli. Ajo mundë të helmojë dhe ajo mundë të shërojë.Vetëm një fjalë e vetme, e thënë pa e menduar, mundë të krijojë imazhin e keq nga i cili njeriu nuk mundë të çlirohet asnjëherë, ndërkohë që një fjalë tjetër që ka kuptim e thellësi mundë t’a  vendosë atë në galerinë e përjetshme të njerëzve të urtë.

Përfundimisht, Lartmadhëria e sajë FJALA mundë të bëhet urë që lidhë njerëz, kultura, ide, por, mos dhëntë Zoti, ajo mundë të krijojë aq shumë ndasi dhe aq shumë urrejtje nga të cilat asnjëherë askush nuk mundë të gjejë shpëtim.Një gjë e atillë ka ndodhur këtupari me decenje dhe rezultatet janë të dhembshme, prandaj le të flasim me gjuhën e zemrës së pastërt, me gjuhën që respekton dhe nderon fjalën. Plaga që shkaktohet nga plumbi shërohet, por ajo plagë që shkaktohet nga fjala është e pashërueshme.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img