E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img

Ky shtet është multietnik, shqiptarët udhëheqin gjithandej

- Advertisement -spot_img

Viteve të 80′ e 90′ në Maqedoni rrallë e kurrë hiç asnjë shqiptar nuk ke mundur me e pa të jetë në ndonjë vend të punës si duhet nëpër institucione shtetërore përveçse higjienist eventualisht ndonjë rojtar se për vend udhëheqës as nuk ke mundur të ëndrrosh.

Po, mësues e arsimtarë ka pasur nëpër shkolla por edhe ata të shkretit kanë qenë saherë nën presione të ndryshme qoftë etnike apo fetare, kanë qenë të distancuar e shumica edhe të përndjekur në të gjitha format.

Nëpër spitale të arrish deri tek një mjek është dashur djersa e dekës me të dalë për me të kontrollu e jo më për ndonjë intervenim e tani gjithandej kemi mjek e specialistë shqiptarë dhe gjithandej të flasin shqip.

Në parlamentin e atëhershëm e mbaj në mend 1 apo 2 referente shqiptare kanë qenë jo më shumë.

Ata shqiptarë atëbotë që nuk e dinin mirë maqedonishten përbuzeshin në format më të egra.

E mbaj në mend isha fëmijë nëna ime punonte edukatore në çerdhen Bratstvo, Fidani i tashëm dhe drejtoresha e atëhershme në kohë ramazani qëllimisht i ftonte shqiptaret të pijnë kafe në mëngjes vetëm se të shihte cila mban ramazanin edhepse rritet fetare janë gjë personale e njeriut.

Gjërat kanë ndryshuar dy dekadat e fundit do apo s’do dikush ama ky është realitet dhe s’ka forcë që popullin shqiptar e kthen në periudhën e tranzicionit dhe para tij.

Shqiptarët tani kanë udhëheqës gjithandej, udhëheqin me institucionet më vitale të shtetit dhe kjo nuk ndryshohet kollaj më.

Ky shtet është multietnik dhe ashtu duhet me mbetë pavarësisht dëshirave të qarqeve të ndryshme. Të gjithë duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre.

DIJANA TOSKA

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img