Si pasojë e një sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë kanë vdekur pesë persona.
Pak më parë është konfirmuar viktima e pestë, derisa tashmë është publikuar edhe emri dhe fotografia e njërit prej të dyshuarve për këtë sulm.
Kujtim Fejzullahu, raportohet të jetë vjeçari i dyshuar për sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në Austri, e që thuhet të ketë prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
20 vjeçari ishte lindur dhe rritur në Austri, teksa ishte një nga 90 islamistët austriak që donin të udhëtonin në Siri.
Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer, ka deklaruar sot se sulmuesi i vrarë në Vjenë pikërisht 20 vjeçari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.
Ai në të kaluarën ishte dënuar për përfshirje në një organizatë terroriste, ka thënë ministri, raportojnë agjencitë, AP dhe DPA, duke u thirrur në një intervistë të ministrit dhënë për agjencinë e lajmeve APA.
Ministri tha se terroristi i dyshuar ishte dënuar në prill të vitit 2019, për shkak se kishte tentuar që të udhëtonte për në Siri me qëllim që t’i bashkohej grupit militant Shteti Islamik. Ai ishte dënuar me 22 muaj burgim, por ishte liruar me kusht në dhjetorin e vitit të kaluar.