Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka miratuar protokollin se si do të votohet në zgjedhjet e 15-korrikut.
Çdo votues do të duhet të mbajë doreza, maska dhe të respektojë nga votuesit e tjerë dhe anëtarët e këshillave zgjedhor distancë fizike prej 1.5 deri në 2 metra. Distanca duhet të respektohet para dhe brenda vendvotimit.
Çdo votues para hyrjes është i obliguar të bëjë dezinfektim të duarve, nëse nuk mban maskë nuk do t’i lejohet hyrja në vendvotim.
Votuesi është i obliguar që të tregojë letërnjoftim dhe për shkurt kohë ta heqë maskën për t’u identifikuar. Pasi të indentifikohet nga anëtarët e KZ, atëherë do të mund të votojë.