Ballina Lajme Maqedoni Kriza politike në Maqedoni, Lazim Destani vjen në Shkup.

Kriza politike në Maqedoni, Lazim Destani vjen në Shkup.

Maqedonia e Veriut pas procesit zgjedhorë ka hyrë në një fazë të ndërlikuar politike sidomos tani që po bëhen përpjekjet maksimale për formimin e një qeverie të re .Por kjo ka dëshmuar edhe njëherë përçarjet e thella sidomos në kampin shqiptar dhe në këto momente delikate është çështja e një kryeministri të parë shqiptar që e ka çuar peshë politikën maqedonase që duan me çdo kusht që kjo mos ndodhë.Fatkeqësisht kjo po ndihmohet edhe nga partitë shqiptare .
Lideri i BDI-së fituese e këtyre zgjedhjeve thirri një takim të enjten me gjithë liderët e partive parlamentare shqiptare në ditën e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni para 19 vitesh.Por liderët e partive shqiptare edhepse një ditë më herët kishin shfaqur një lloj gatishmërie për një takim të tillë, ata refuzuan një ditë më vonë të vijnë në këtë tryezë shqiptare për një bashkëveprim mes shqiptarëve , që e kërkoi Ali Ahmeti.
Nuk dihet nëse kanë ndikuar takimet që liderët shqiptarë kanë patur me mandatarin Zoran Zaev të enjten dhe më herët.
Në vijë të këtyre zhvillimeve është shfaqur një shpresë që vjen nga një figurë shumë e respektuar siç është filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani.
Ai sot me aeroplanin e tij privat ka ardhë në Shkup dhe siç mëson TetovaSot , mund të jetë pikërisht Lazim Destani dhe ndikimi i tij ajo ura lidhëse e bashkimit të partive shqiptare.

Tryeza shqiptare ka një rëndësi të posaçme në këtë moment për të betonuar kërkesën e vullnetit shqiptarë për të patur më në fund një kryeministër të tyre dhe BDI si fituese e zgjedhjeve po reziston me gjithë forcat që kjo të ndodhë.
A do t’i bashkojë Lazim Destani partitë shqiptare kjo pritet të shihet ndërsa java që vjen pritet të jetë me shumë zhvillime të shumta politike sidomos kur afatet për krijimin e qeverisë po rrjedhin dhe tashmë edhe ditët për mandatarin e parë kanë filluar të numërohen .

Exit mobile version