E mërkurë, 30 Tetor, 2024
spot_img

Kreatorët e modës: Moda, profesion sfidues në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement -spot_img

Ndjekja e trendeve të reja botërore të modës duket që po i stimulojnë njerëzit të duken me veshje më karakteristike dhe unike. Por, sa një gjë e tillë kuptohet realisht në vendin tonë? Sa është vetëdija e njerëzve në lidhje me modën? Cila është pozita e kreatorëve të modës në vendin tonë?

Për të i pasur më të qarta çështjet e tilla, Gurra.mk ka intervistuar kreatorën nga Maqedonia e Veriut, Zana Aliu si dhe studenten në Institutin Internacional të Modës Izet Curri, Haxhere Çilafi.

Zana Aliu

Çfarë ju motivoi që si profesion tuajin të zgjedhnit dizajnin e modës?

“Pasioni im për modën ka qenë prezent çdo herë në mua, por ndoshta ka munguar guximi për ta shpalosur atë në publik, mirëpo mbështetja morale nga rrethi im i afërt dhe mirëpritja e stilit dhe kreacioneve te mija më ka bërë që të besoj në aftesitë e mia dhe të vazhdoj tutje e të mbëri ketu ku jam sot, një periudhë e shkurtër kohore por mund të them që është mjaftë periudhë e suksesshme për të arritur vajzat e reja dhe të tjerat të pelqejnë brendin tim i cili është ende në proces realizimi.”

Si e koncepton modën dhe krijimin e veshjeve Zana?

“Moda është prezente konstant në jetën e çdo njeriu, por është diçka që ndryshon gjatë gjithë kohës, dhe puna jonë si dizajner është ta rifreskojmë atë duke i ofruar kreacione dhe stile të ndryshme, ashtu siç koha kalon. Ajo që na dallon të githë neve është që secili prej nesh duhet dhënë diçka nga vetja duke e kombinuar atë me tendecat e çdo sezone dhe gjithmonë duke e ruajtur atë stil te veçantë për te cilin klientet na pelqejnë. “

A është vendi ynë një terren i vështirë që vajzat të i krijojnë bizneset (veprimtaritë ) e veta , nisur nga përvojat personale?

“Vendi ynë është një terren tejet i veshtirë për të krijuar biznes personal, flas nga eksperienca ime, kam hasur dhe vazhdoj ta has atë problemetikë që me raste arrin edhe të më demotivon. Mos vlersimi i punës tonë si dizajner është një nga sfidat më të mëdha që has jo vetëm unë po besoj se çdo dizajnere e re në vendin tonë, e mos të flas për anën tjetër atë financiare, që me të vertetë mundi qe neve e bejme nuk paguhet aspak, për shkak se siç e permenda nuk vlerësohen idejat dhe hapat deri tek realizimi i një kreacioni por të gjithë janë gjithmonë të koncentruar vetëm në realizimin final, flas për atë masën që në fakt nuk e dijnë kuptimin e fjalës dizajner me raste shpesh edhe na drejtohen me “rrobaqepës”, por shpresoj se me kohë çdo gjë do jetë më e qartë për vendasit tanë dhe do fillojnë të na shohin me sy tjeter. “

A ofrohen mundësi të mjaftueshme në Maqedoni për dizajnerët e rinj?

“Megjithese Maqedonia është një vend që nuk i stimulon shumë të rinjtë duke i perkrahur me mundesinë që shumë të rinjë të cilët kanë talente të ndryshme të reflektojne, por megjithate mendoj se nëse ke deshirë gjithmonë do ta gjesh një mundësi dhe formë se si te arrish deri te caku.”

A planifikoni që të mbeteni vetëm në tregun e Maqedonisë apo edhe jashtë vendit ?

Ambicjet e çdo dizajneri janë të depërtojnë ëdhë jashtë vendit tonë, po un ja kam lënë kohës dhe ai sukses të rrjedh natyrshem, piknisje e kam te jap kontribut ne vendin ku jetoj, të jem e dobishme në shoqerinë tonë sa i perket trendeve te modës. “

Haxhere Çilafi

Çfarë ju motivoi që si profesion tuajin të ardhshëm të zgjedhnit dizajnin e modës?

“Dizajni është ëndërr që nga fëmijëria, për dallim prej profesioneve të tjera unë më tepër e gjeta veten si kreatore e ardhëshme e modës e cila realisht më plotëson si drejtim, meqenëse na jepet mundësia që të ndjehemi lirshëm në proektimin e kreacioneve gjë e cila na përfaqëson neve si individ. Çdonjëri me mënyrën e vetë unike. “

A ofrohen mundësi të mjaftueshme në Maqedoninë e Veriut për studentët e dizajnit të modës?

“Mendoj që si studente kam fatin që të jem pjesë e Institutit Internacional të Modës – Izet Curri, i cili institut na ofron mundësi të ushtrojmë profesionin tonë të ardhshëm në mënyrë shumë profesionale, me metodat më të reja franceze.”

Në cilin vend e shihni të ardhmen në profesionin tuaj, në tregun e Maqedonisë së Veriut apo jashtë vendit ?

“Duke parë hapësirën që na jepet këtu, absolutisht jam e koncentruar jashtë vendit.”

/Gurra.mk



- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,440AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img