E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Krasniqi: Kushtetuta lejon Qeveri të re pa shkuar në zgjedhje.

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë kundër idesë që të formohet një qeveri e re, duke kërkuar që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas Kurtit, “kushtetutë-dhënësi e ka bërë të qartë se një mocion mosbesimi i suksesshëm prodhon zgjedhjet dhe jo një qeveri tjetër, me faktin se nuk ka paraparë asnjë procedim tjetër në Kushtetutë, për dallim nga dorëheqja, pas së cilës Kushtetuta ka paraparë që Presidenti fillon konsultimet me partinë apo koalicionin fitues”.

Për këtë ka folur Albert Krasniqi nga Democracy Plus.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqit thotë se Kushtetuta në këtë rast është e qartë dhe lejon që të ketë Qeveri tjetër, pa shkuar në zgjedhje.

Sipas tij, duke ndjekur procedurat e njëjta nga fillimi, duke dorëzuar mandatin partisë së parë nga zgjedhjet e fundit.

Krasniqi thekson se opsioni i dytë, shpërndarja e Kuvendit do duhej të ndodhte vetëm nëse ka mungesë të shumicës parlamentare për të formuar Qeverinë.

“Thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetua nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste.

Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit. Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Krasniqi.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img