E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Kosova pranon njëmijë teste për COVID-19 nga Serbia.

- Advertisement -spot_img

Kosova po përballet me numër të vogël të testeve për COVID-19.

Në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat ndaj coronavirusit, sot Kosova ka pranuar donacion nga Serbia, njëmijë teste.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një shkrimi në Facebook.

“Para disa ditësh në IKSHPK janë liruar 2100 teste. Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera. 1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së. 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia. Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera. Pa panik, RRI’NSHPI”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, nga 8 shkurti janë konfirmuar 449 raste me coroanvirus në vendin tonë, me 12 të vdekur e 79 të shëruar.

Gjithsej deri me tani janë testuar 3,915 persona.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.448 kontakte të rasteve.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img