Korona dhe ana pozitive e saj tek muslimanët:
1. Përkujtojnë abdesin duke pastruar gjymtyrat e trupit;
2. Pas faljes së jacisë shkojnë në shtëpi;
3. Kujdesen për prindërit e moshuar;
4. Përdorin fryte dhe shpërndajnë ushqime duke u solidarizuar me të tjerët;
5. I drejtojn rreshtat (safët) gjatë pritjeve para enteve dhe institucioneve për nevojat e tyre;
6. Gatuajn në shtëpi dhe janë pran sofrës familjare;
7. I shoqërojn dhe ndajnë kohë për fëmijtë e tyre;
8. Kur ndëgjojn për ndonjë fatkeqësi, përmendin dhe kujtojnë Perendinë;
9. Përkujtojnë vdekjen në mënyrë që i kushtojn rëndësi organizimit dhe planifikimit të jetës;
10. Përpos të mirave nga bota materiale, përkushtohen edhe në akumulimin e energjisë pozitive si vlerë e ngritjes shpirtërore me theks të veçant – vetëdisimi dhe funkcionimi i ndërgjegjës së pastër tek njerëzit.
– Njeriu i cili është krijesa më e përsosur në faqe të tokës, gjithmon duhet të jetë i kujdesshëm, të nxjerë mësim dhe të shikon edhe anët pozitive brenda sprovave të jetës. Pesimizmi, frika dhe hutia mediatike pa politike redaktuese në frymën pozitive i traumatizojn fëmijtë dhe krijojnë shqetsime të panevojshme psikologjike
Me respekt,
Daim Hiseni