E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_img

Koha që shpenzojmë në ambiente të gjelbëra ndikon në rritjen e lumturisë

- Advertisement -spot_img

Sipas një studimi të kryer së fundmi nga universiteti Alabama dhe të publikuar në International Journal of Environmental Health Research, ambientet e gjelbra janë cilësuar si një prej elemtnëve që kanë një ndikim shumë pozitiv në rritjen e lumturisë tek njerëzit. Prandaj lagjet e ndryshme duhet të kenë patjetër parqe ku rezidentët që banojnë aty të kenë mundësinë që të shkojnë dhe të kalojnë aty qoftë edhe vetëm disa minuta, transmeton Monitor.al.

Referuar gjithmonë studimit të mësipërm, nëse njerëzit do të shpenzonin qoftë edhe vetëm 20 minuta të kohës së tyre në parqet që kanë pranë shtëpisë, ata do të ndiheshin më të lumtur.

Një gjë e tillë ka të bëjë me faktin se kur njerëzit shkojnë në mjedise të gjelbra përfitimet që ata marrin janë të shumta, duke filluar nga reduktimi i nivelit të stresit dhe mbi të gjitha shplodhja nga lodhja mendore, shprehen dy bashkëautorët e këtij studimi, Hon K. Yuen dhe Gavin R. Jenkins.

“Hapësirat e gjelbëra po zhduken vazhdimisht sidomos në qytete” u shpreh më tej Z. Jenkins. Gjatë viteve të fundit, planifikuesit dhe zhvilluesit urbanë nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po zëvendësojnë çdo hapësirë të mundshme të gjelbër me ndërtesa rezidenciale. Pra një prej sfidave më të mëdha me të cilën po përballen banorët e qyteteve, është se edhe pse ata e dinë fare mirë rëndësinë e hapësirave të gjelbra rreth pallateve ku banojnë, ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po i  zhdukin ato, nga dita në ditë, gjë kjo e cila duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img