Mbi 50 donacione të ushqimit dhe rrobave, në vlerë 70,000 euro janë dërguar në 14 komuna të Kosovës që nga fillimi i vitit nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it (MSU).
Paketat e ndihmës u dorëzohen drejtpërdrejt bamirësve dhe familjeve në nevojë përmes bashkëpunimit civil-ushtarak të MSU (CIMIC), në koordinim me Kryqin e Kuq.
Donacionet e MSU janë pjesë e projekteve të KFOR CIMIC dhe planifikohen dhe kryhen çdo javë, duke dëshmuar se janë jashtëzakonisht të dobishme mes urgjencës së pandemisë COVID-19, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Telegrafi/