Barcelona që nga viti 2015 nuk ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve, derisa në La Liga janë të pakokurrencë.
Skuadra katalunase ka humbur ndër vite lojtarë të rëndësishëm siç janë Andres Iniesta e Xavi Hernandez, dy fantazistët e mesfushës së tyre.
Por, Blaugranasit mund të këndellen nga sezoni i ri, nëse Xavi bëhet trajneri i tyre, gjersa vazhdon të udhëheq skuadrën Al-Sadd.
Ai ka bërë me dije pak ditë më parë se katalunasit kanë nevojë vetëm për tre lojtarë dhe ata janë në pjesën ofanzive.
“Ata kanë nevojë vetëm për tre anësor, sikurse Bayerni. Nuk kanë nevojë për shumë lojtarë, ndoshta Jadon Sanchon, Serge Gnabryn dhe Neymarin”, kishte thënë Xavi.
Nëse spanjolli merr drejtimin e kampionit të La Liga-s, atëherë formacioni i tyre do të dukej i frikshëm.
Formacioni i mundshëm i Xavit te Barcelona: Ter Stegen, Sergio Roberto, Gerard Pique, Christian Lenglet, Jordi Alba, Arthur Melo, Frenkie de Jong, Serge Gnabry, Lionel Messi, Neymar, Jadon Sancho.