Ivan Rakitic do të largohet në fund të këtij edicioni nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga.
Mesfushori kroat prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha evropiane si Inter, Juventus apo Manchester Untied.
Por kroati duket se nuk do ta pranojë asnjë ofertë nga këto skuadra të mëdha evropiane.
E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se e ardhmja e Rakitic do të jetë përsëri në La Liga.
Reprezentuesi kroat ka vendosur që të rikthehet tek ish-skuadra e tij Sevilla, pasi për këtë vendim të tij ka ndikuar familja.
32-vjeçari e ka gruan nga andaluzia dhe kjo është arsyeja që ka vendosur të rikthehet te Sevilla.
Kësisoj në fund të edicionit Rakitic do të rikthehet te Sevilla, ku kishte kaluar tri vite nga 2011 deri më 2014.