Ballina Lajme Maqedoni Kërkohet gjykim online në Maqedoni: Të parandalohet infeksioni potencial i të burgosurve.

Kërkohet gjykim online në Maqedoni: Të parandalohet infeksioni potencial i të burgosurve.

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” u bëri thirrje shërbimeve kompetente, duke i përfshirë gjykatat, Këshillin Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë për Kryerjen e Sanksioneve, si dhe institucionet ndëshkuese-korrigjuese dhe institucionet dhe shtëpitë përmirësuese arsimore, t’i ndërmarrin të gjitha masat në dispozicion të cilat janë në kompetencë të tyre, ndërsa me të cilat do të kontribuohej ndaj parandalimit të infeksionit potencial dhe serioz me Covid-19 në institucionet ku ndodhen personat e privuar nga liria.

Nga Koalicioni kërkojnë përdorim të teknologjisë kompjuterike informatike për zbatimin e gjykimeve publike pa prani fizike të pjesëmarrësve në të njëjtën hapësirë në pajtim me kompetencat e parapara në Ligjin për procedurë penale dhe Dekretin me fuqi ligjore për afatet në procedurat gjyqësore gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe punën e gjykatave dhe prokurorive publike.

Nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në këtë drejtim e transmetojnë edhe fjalimin e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara ku thirren shtetet t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm që ta mbrojnë shëndetin dhe jetën e personave të cilët janë në paraburgim dhe institucioneve të tjera të mbyllura, shëndetin e familjeve të tyre të cilat vijnë t’i vizitojnë, si dhe shëndetin dhe jetën e personave të punësuar në këto institucione dhe familjeve të tyre.

Exit mobile version