E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

KE: Nuk ka asnjë lidhshmëri mes 5G dhe koronavirusit.

- Advertisement -spot_img

Komisioni Evropian (KE) sot është përgjigjur ndaj dezinformatave që përhapen në media sociale për ndonjë lidhshmëri me rrjetin 5G dhe epideminë e koronavirusit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në brifingun e sotëm të rregullt, Johanes Barke, zëdhënës i ekonomisë digjitale në KE ka përsëritur se “nuk ekziston asnjë lidhshmëri gjeografike ose tjetër mes rrjetit 5G dhe paraqitjes së koronavirusit”.

KE aktivisht punon, ka thënë ai në parandalimin e dezinformatave lidhur me koronavirusin dhe ka njësi të veçantë kushtuar kësaj teme ku analizohen edhe lajmet e rreme lidhur me rrjetin 5G dhe virusin.

“I pamë dezinformatat për 5G nga disa burime të rrjeteve sociale, platformat i kanë identifikuar këto linqe dhe disa prej tyre si Fesjbuku dhe Jutjub veçmë i kanë mënjanuar këto përmbajtje problematike”, ka thënë Barke.

Sa i takon rrjetit 5G dhe rreziqet eventuale shëndetësore lidhur me shembull rrezatimin, zëdhënësi Barke ka porositur se nënshtrimi është “çdoherë pesëdhjetë herë më pak nga ajo që të dhënat shkencore thonë se duhet të jetë që të ketë pasoja mbi shëndetin”.

“Mbrojtja e shëndetit është prioritet më i lartë i BE-së, ndërsa kjo përfshin edhe rrjetin 5G”, ka deklaruar Johanes Barke.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img